Bëhu Social Media Manager (SMM)
Trajnimi i muajit Mars 2024 është zyrtarisht i hapur për aplikim. Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të mësojnë se si të zotërojnë menaxhimin e rrjeteve sociale dhe kampanjat reklamuese. Ky është një kurs i nivelit të mesëm i krijuar për aftësimin e të gjithë atyre që janë të interesuar në rrjete sociale dhe që dëshirojnë të mësojnë se si menaxhohet prezenca online e një biznesi apo organizate.
Përshkrimi i Trajnimit Social Media Management
Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve. Trajnimet dhe punëtoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi prezencën në rrjetet sociale. Andaj, ligjëruesi i këtij trajnimi Valon Canhasi do të ndajë me ju përvojën 11 vjeçare në trajnimin e menaxherëve të rrjeteve sociale, duke ju dhënë njohurinë dhe teknikat e nevojshme që të përfitoni sa më shumë nga secila platformë sociale. Trajnimin “Bëhu SMM” deri tani e kanë ndjekë mbi +550 pjesëmarrës!
Temat e Trajnimit SMM
1. Hyrje në rrjete sociale dhe në ekosistem të mediave sociale në Kosovë
2. Si të hulumtoni dhe të definoni target audiencën (Persona)
3. Si të ndërtoni prezencën online në Facebook dhe Instagram si biznes apo organizatë
4. Kuptoni procesin e gjenerimit të ideve kreative
5. Si të ndërtoni prezencën online në Instagram
6. Si të ndërtoni prezencën online në LinkedIn
7. Si të ndërtoni prezencën online në X (ex-Twitter)
9. Këshilla për menaxhimin e rrjeteve sociale
BONUS – Perodorimi i ChatGPT per Social Media Manager’s
Kushtet dhe Përfitimet nga Trajnimi
Trajnimi është intensiv dhe në dy orare të ndryshme. Gjatë aplikimit zgjedh grupin i cili ju përshtatet më së shumti.
Në këtë trajnim pjesëmarrësit duhet te kenë me veti: