Specialist i Biznesit

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e IT-së,KEDS SH.A. më datë 16.06.2022 shpall vend të lirë pune:    

 

Pozicioni i punës: Specialist i Biznesit (1)

Lokacioni: Prishtinë, Drejtoria Qendrore

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Identifikon kërkesat e biznesit, performon dhe dokumenton analizat e bëra;
  • Përshtat kërkesat e biznesit me sistemet e aplikueshme;
  • Monitoron dhe dokumenton ecurinë e projektit gjatë të gjitha fazave deri në finalizim;
  • Përgatit manuale të përdorimit dhe realizimit të trajnimeve për përdorimin e softuerit;
  • Rishikon vazhdimisht proceset e biznesit dhe zhvillon strategji për optimizimin e proceseve;
  • Organizon takime, përgatit procesverbale dhe prezantime për shkëmbimin e ideve dhe gjetjeve;
  • Punon si pjesë e biznesit dhe bashkëpunon me IT-në për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, ndihmon në integrimin dhe testimin e aplikacioneve të reja;
  • Analizon aplikacionet ekzistuese dhe propozon ndryshime me qëllim shërbimin cilësor ndaj biznesit;
  • Jep ide për të promovuar, demonstruar dhe propozuar automatizimin e proceseve të biznesit dhe lidhjen ndërmjet aplikacioneve;
  • Mbledh të dhëna të ndryshme të cilat shërbejnë për krijimin e aplikacioneve;
  • Punon me zhvilluesit e softuerit dhe inxhinierët e softuerit për të siguruar që zhvillimi ndjek proceset e vendosura dhe funksionon siç synohet;

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar, Bachelor i Ekonomisë, Elektroteknikës, Informatikës apo degë të ngjashme;
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune në pozita të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të mira analizuese dhe konceptuale të të menduarit;
  • Të ketë aftësi të mira të planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambient bashkëpunues;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office, MS Project, Visio, etj.;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 27.06.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar
adform-pixel