Specialist/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë në Departamentin e Burimeve Njerëzore, KEDS me datë 03 Qershor 2023 shpall vend të lirë për pozitën e mëposhtme:   

TITULLI I POZITËS: Specialist i lartë i Burimeve Njerëzore 

LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Prishtinë (1)

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Menaxhon dhe zbaton saktë ndryshime komplekse të sistemit/aplikacionit të Burimeve Njerëzore;
  • Asiston dhe implementon strategji, iniciativa, politika dhe procedurat të BNj në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
  • Menaxhon planin dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes se kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
  • Ofron këshilla për të punësuarit dhe Menaxhementin në lidhje me çështje të BNj;
  • Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të performancës;
  • Rishikon periodikisht procedurat dhe politikat e BNj për të qenë të përditësuar me tregun dhe zhvillimet ligjore;
  • Siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit;
  • Harton dhe përgatit raporte, vlerësime, prezantime në përputhshmëri me formatet e kërkuara.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

  • Kualifikim Universitar, Bachelor në: Burime Njerëzore, Ekonomi, Juridik, Psikologji apo fusha të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Aftësi te shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore;
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit, koordinimit, organizimit dhe planifikimit;
  • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Të ketë eksperiencë në sistemet e informacionit të BNj.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes mënyrës së mëposhtme:
Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/job-vacancy/45 , duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Data e fundit për aplikim: 17 Qershor 2023

 

Shënime me rëndësi:

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim;
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen;
  • Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar