Teknik i Ndërtimtarisë

Shield Recruitment & HR SHPK
3 ditë të mbetura

Shield Recruitment & HR kërkon Teknik i Ndërtimtarisë (6 gjashtë vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndjekë zbatimin e punimeve në të gjitha lamitë dhe fazat e realizimit të tyre në terrenin e objektit/objekteve në punishte;
  • Kryenë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë zbatimit të punimeve përkatëse në punishte;
  • Të zbërthejë dhe zbatojë planorganizimin e punimeve në punishte;
  • Të vlerësojë nevojat që lindin në punishte dhe të kooordinohet me inxhinierin kompetent;
  • Të mbikëqyrë mbarëvajtjen e pozicioneve të punës së punëtorëve në punishte, duke i raportuar për gjendjen reale inxhinierit/arkitektit kompetent;
  • Përgatitjen e raporteve javore me vizatime, fotografi apo dëshmi të tjera;
  • Mbikëqyrë mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në mjediset përkatëse;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Kryerjen e saktë të veprimeve kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë;
  • Zbaton parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale pёrkatёse;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.


Kualifikimet:

  • Shkolla e mesme profesionale e ndërtimtarisë;
  • Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë në punishte;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com deri me datë 06/02/2023apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi  Nr.140 Prishtinë zona  Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel