Zyrtar i Help Desk

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e IT-së,KEDS SH.A. më datë 04.08.2022 shpall vend të lirë pune: 

Pozicionii punës: Zyrtar i Help Desk

Lokacioni: Distrikti i Pejës

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Identifikon dhe zgjidh problemet teknike që lidhen me IT;
  • Ofron përkrahje teknike përmes telefonit për problemet e ndryshme harduerike dhe softuerike duke përfshirë përkrahjen në Sistemin Operativ, problemet e komunikimit, problemet e aplikacioneve, problemet e qasjes në sistem, etj.;
  • Ofron asistencë për problemet me aplikacionet standarde të Office-it, Sistemit Operativ dhe me pajisjet kompjuterike;
  • Zhvillon dhe implementon instruksionet mbi asistencën në shfrytëzimin e aplikacioneve standarde të Office-it dhe pajisjeve harduerike;
  • Asiston në instalimin dhe konfigurimin fizik të rrjetit (instalim të adapterave dhe konfigurim të softuerit);
  • Kujdeset dhe ruan shënimet gjatë intervenimeve në PC;
  • Raporton vazhdimisht për detyrat ditore të kryera.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikimi: Shkollë e mesme e lartë. E preferueshme të ketë të regjistruar nivelin Bachelor në Teknologji Informative;
  • Të ketë 3 vite eksperiencë paraprake në këtë fushë;
  • Certifikata të tjera të MS Office ose CISCO-së janë të preferueshme;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e produkteve të MS Office;
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Shkathtësi të mira të teknologjisë dhe përdorimit të PC-së;
  • Aftësi të mira për të dëgjuar dhe komunikuar;
  • Aftësi që të punoj i/e pavarur dhe të marrë vendime të shpejta.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 12.08.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar