Zyrtar/e për implementimin e kontratave

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Prokurimit, KEDS SH.A. më datë 27.06.2022 shpall vend të lirë pune:

Pozicioni i punës: ZYRTAR PËR IMPLEMENTIM TË KONTRATAVE (1)

Lokacioni: Prishtinë, Drejtoria Qendrore

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

• Analizon dhe implementon kontratat e Departamentit;

• Rishikon dhe përditëson kontratat ekzistuese;

• Analizon rreziqet e mundshme që lidhen me kushtet specifike të kontratave;

• Përgatit vazhdimisht raporte të implementimit dhe raportimit të kontratave;

• Ndihmon në sqarimin e termeve dhe kushteve për Menaxherët dhe palët e interesuara;

• Bashkëpunon me Menaxherët në implementimin dhe zhvillimin e suksesshëm të kontratave deri në përfundimin e tyre;

• Punon me profesionalizëm me bashkëpunëtorët brenda si dhe jashtë kompanisë;

• Respekton të gjitha rregulloret e brendshme të kompanisë dhe çdo rregullore tjetër me të cilat punon kompania;

• Kryen edhe detyra tjera sipas nevojave të Departamentit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

• Kualifikim Universitar, Fakulteti: Elektroteknik (drejtimi Energjetikë) se Ekonomik;

• Minimum 2 vite eksperiencë pune në fushat përkatëse;

• Aftësi shumë të mira të procedurave të Prokurimit, njohuri Ekonomike dhe njohuri Teknike;

• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

• Njohuri mbi mesatare në përdorimin e Excel apo të databazës;

• Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;

• Aftësi për punë ekipore dhe e hapur të bashkëpunoj vazhdimisht.

 

SI TË APLIKONI?

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme: 

1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme: 

- CV;

- Diplomën e kualifikimit;

- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;

- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;

- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 06.07.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI:

• KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

• Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.

• Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar