Zyrtar/e për hulumtim të tregut

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë në Departamentin e Prokurimit, Departamenti i Burimeve Njerëzore, me datë 01 Shkurt 2023 shpall vend të lirë për pozitën e mëposhtme:

TITULLI I POZITËS: Zyrtar/e për hulumtim të tregut

LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Prishtinë, 1 pozitë

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

-  Mbledh të dhëna nga tregu dhe informata për artikuj, i raporton dhe prezanton ato sipas kërkesave;

-  Analizon dhe përpunon të dhëna statistikore duke përdorur metoda moderne dhe tradicionale për mbledhjen e tyre;

-  Harton plane dhe kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme për kërkim të tregut;

-  Interpreton të dhëna, formulon raporte dhe jep rekomandime;

-  Siguron analiza të konkurrencës për ofertat e tregut të kompanive të ndryshme dhe identifikon tendencat e tregut;

-  Sigurohet që të dhënat dhe informacionet janë të sakta;

-  Prezanton në mënyrë proaktive raportet e hulumtimit të tregut dhe analizën e të dhënave me Departamentin e Prokurimit;

-  Qëndron plotësisht i informuar për trendet e tregut, hulumtimet e palëve të tjera dhe implementimin e praktikave më të mira;

-  Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

-  Bachelor në Ekonomi ose fusha të ngjashme;

-  Minimum 1 vit eksperiencë pune në hulumtimit të tregut;

-  Aftësi për të interpretuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të kryer shumë detyra;

-  Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese;

-  Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe mjeteve kërkimore;

-  Njohuri shumë të mira në hulumtim, në metodat e mbledhjes/ruajtjes së të dhënave dhe modelim;

-  Aftësi të forta analitike dhe kritike.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Data e fundit për aplikim: 20 Shkurt 2023

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. 
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Shpallja ka skaduar