Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

staffiX
20 ditë të mbetura

staffiX do të organizoj trajnimin e radhës në muajin Maj 2024 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

 

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

 

Objektivat e trajnimit:

  • Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.
  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.

 

Temat e trajnimit:

  1. Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
  2. Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
  3. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
  4. Procedura e rekrutimit.
  5. Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
  6. Krijimi i një performance të lartë punuese.
  7. Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
  8. Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
  9. Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
  10. Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
  11. Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
  12. Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
  13. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
  14. Vendimet për Pushime.

 

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 21, 23, 28 dhe 30 Maj, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.

 

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

 

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

*Early Bird Offer:

Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 12 Maj 2024 përfitojnë zbritje nga çmimi i trajnimit nga 199€ në 149€.

 

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

 

Apliko Tani