KËRKESË PËR OFERTIM:
PËR: BASHKË-MENAXHIM E TREGUT VEROR DHE DIMËROR “VERË N’DIMËR DHE AKULL N’VERË.
NPL“ Sport Marketing” SH.A., Prishtinë, në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë është e regjistruar si NPL“Sport
Marketing” SH.A.
Çertifikata nr: 810454497,
Data e regjistrimit: 17.10.2000
MISIONI:
Misioni i NPL “Sport Marketing” SH.A. Prishtinë është të krijojë dhe zbatojë projekte inovative e të qëndrueshme që vendosin klientin në qendër të vëmendjes, me fokus të veçantë tek qytetarët, të rinjtë dhe familjet.
Përmes një platforme gjithëpërfshirëse të aktiviteteve kulturore, sportive dhe të marketingut, synojmë të promovojmë vlerat e pasura të kryeqytetit tonë, traditat, kulturën dhe sportin, duke nxitur një frymë bashkëpunimi dhe përfshirjeje për të gjithë.
Ne angazhohemi të ofrojmë shërbime dhe aktivitete sportive e të marketingut të casshme për të gjithë, duke garantuar barazi dhe trajtim të drejtë, pa diskriminim mbi baza racore, religjioze, gjinore apo sociale. Objektivi ynë është zgjerimi i këtyre aktiviteteve dhe përmirësimi i përvojës së qytetarëve dhe turistëve, duke promovuar Prishtinën si një destinacion unik dhe atraktiv për të gjithë vizitorët.
Gastronomia dhe vlerat kulturore janë në zemër të përpjekjeve tona për të krijuar një ambient që i bashkon komunitetet dhe nxit zhvillimin e turizmit lokal dhe ndërkombëtar.
Një nga prioritetet tona kyçe është fuqizimi i kapaciteteve njerëzore dhe krijimi i një kulture të lartë të
transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel të operimit. Duke respektuar normat ligjore dhe duke
instaluar praktika të avancuara menaxheriale, synojmë të nxisim një partneritet të suksesshëm mes
sektorit publik dhe atij privat.
Kjo do të mundësojë realizimin e aktiviteteve me standarde të larta ndërkombëtare, duke ofruar
shërbime që rrisin cilësinë e jetës dhe fuqizojnë lidhjet kulturore e sportive për brezat e ardhshëm.
QËLLIMI:
Në bazë të Statutit, rregullores së brendshme dhe planit të biznesit të NPL “Sport Marketing” SH.A. për sezonin veror dhe dimëror, NPL “Sport Marketing” shpall thirrjen e hapur me kërkesën për ofertim për të gjithë operatorët ekonomikë për bashkë-menaxhimin, ndërtimin e shtëpizave në bazë të dizajnit, organizimin artistik dhe kulturor të festivaleve "Verë n'Dimër" dhe "Akull n'Verë" në lokacionet e planifikuara.
Këto festivale synojnë të garantojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të gastronomisë dhe ofrimin e programeve të larmishme artistike dhe kulturore për fëmijë, të rinj e të reja, të rritur dhe të moshuar.
Qëllimi kryesor është promovimi i Prishtinës si kryeqytet kulturor dhe artistik, duke e kthyer atë në një qytet vibrant dhe me traditë, që tërheq jo vetëm qytetarët nga e gjithë Kosova, por edhe turistë nga rajoni dhe më gjerë.
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:
NPL“Sport Marketing” ka në kompetencë organizimin e festivaleve “Verë N’Dimër” dhe “Akull N’Verë”, tashmë tradicionale dhe shumë të dashura për qytetarët dhe për bashkë-atdhetarët tanë, të cilët në masë të madhe vizitojnë Prishtinën gjatë sezonit veror dhe gjatë festave të fundvitit, duke mos anashkaluar edhe turistët e shumtë gjatë këtyre periudhave.
Poashtu këto festivale kthehen në një motor ekonomik dhe ofrojnë mundësi shumë të mirë dhe profitabile për bizneset e shumta të kryeqytetit gjatë këtyre periudhave kohore. Festivalet “Verë N’Dimër” dhe “Akull N’Verë” ofrojn hapësirë poashtu artistëve and performuesve të muzikës, vallëzimit, performancave skenike, dhe tashmë me planin e ri do të ofroj edhe programe edukative, zbavitëse, workshope, dhe performanca artistike për fëmijët tanë, të kuruara me kujdes në këndet e përcaktuara për to.
NPL“Sport Marketing” SH.A. duke u bazuar në kapacitetet e saja profesionale vetanake dhe ekonomike, e sheh të pamundur realizimin e këtij projekti serioz, dhe për këtë arsye duke u bazuar në biznes-planin 2024 - 2025 të ndërmarrjes mbi organizimet e festivaleve të lartë cekura kërkon OE për bashkë- menaxhimin e festivaleve të mirënjohura dhe eventeve kulturore artistike, kryesisht në ndërlidhje me fushën e gastronomisë. Kjo do të ndikoj pozitivisht në të hyrat financiare të ndërmarrjes dhe në ngritjen e kapaciteteve në të mire të kryeqytetit.
NPL“Sport Marketing” SH.A. ka përcaktuar gjithsej 120 Pika komerciale për aktivitete të shitjes dhe shërbime të hotelierisë, përfshirë këtu edhe shtëpizat PA PAGESË të dedikuara për shoqata jo qeveritare të kategorive në nevojë, pika ekspozuese dhe shitëse të punimeve të tyre, për artistët e dalluar të fakultetit të arteve të bukura dhe për punime artizanale, të përzgjedhur me thirrje publike, të cilët do të vlerësohen nga një komision i jashtëm dhe i pavarur profesional.
NPL“Sport Marketing” SH.A. ofron hapësirat e planifikuara për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të gastronomise dhe aktiviteteve kulturoro-artistike, duke mundësuar edhe infrastrukturën e duhur në kyçjen e rrjetin elektrik dhe te gjitha lejet përkatëse.
NPL Sportmarketing SH.A sipas planit të aprovuar të biznesit dhe planit të ri të organizimit të tregjeve Verore dhe Dimërore, ofron për periudhën 5 vjeçare për bashkë-menaxhim festivalet “Verë N’Dimër” dhe ”Akull N’Verë”, duke u bazuar në rregulloren e brendshme të punës dhe çmimeve të përcaktuara me rregullore të NPL Sport Marketing.
Si pjesë përbërëse e planit të ri të tregjeve Verore dhe Dimërore, do të përfshihen 3 sheshet kryesore dhe poashtu zonat apo lagjet e përcaktuara në bazë të planit të biznesit të NPL Sportmarketing SH.A.
E rëndësishme: Plani i aktiviteteve kulturore, artistike sportive-rekreacionale duhet të prezentohet paraprakisht nga fituesi i kontratës. Për cdo organizim të përmasave më të mëdha të llojit si, koncerte, manifestime apo turnire sportive dhe mbrëmje kulturo-artistike, kontraktori obligohet që të njoftoj paraprakisht me koncept dokument menaxhmentin e NPL“Sport Marketing” SH.A. për planin e detajizuar të natyrës së manifestimit, duke pasur parasysh masat organizative dhe ato të sigurisë në përpuethshmeri të plotë me ligjet në fuqi.
NPL“Sport Marketing” në kontratën për bashkë-menaxhim me O.E do të përfshijë poashtu dhënien e të gjitha pikave reklamuese gjatë periudhës kohore të organizimit të tregut veror dhe dimëror, të paracaktuara për kohëzgjatjen e kontratës.
NGA TË GJITHË OE TË INTERESUAR KËRKOHET:
1. Ofrimi i planit arkitektonik dhe logjistik poashtu kategorizimit të shtëpizave në bazë të madhësisë dhe veprimtarisë së biznesit aplikues, mirë-organizimit dhe vendosjes së shtëpizave dhe këndeve specifike për aktivitetet e lartëpërmendura, duke mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve për qarkullim.
2. Ndërtimi i 120 shtëpizave moderne të drurit, konform dizajnit të përcaktuar dhe të gjitha kushteve sanitare dhe higjienike, të përshtatshme dhe dinjitoze për shërbim. Shtëpizat e ndërtuara nga OE do të mbesin në pronësi të NPL Sportmarketing Sh.A, pas periudhës 5 vjecare.
3. Të siguroj binat, skenat e pajisura me LED Screen për 3 lokacionet e specifikuara, ndricimin dhe të gjitha pajisjet e nevojshme per perfomancat artistike t nevojshme sipas planit të paraqitur.
4. Kërkohet plan i detajuar kulturor artistik dhe me karakter festiv, poashtu edukativ në ndërlidhshmëri me aktivitete te promovimit të kulturës, muzikës, leximit, teknologjisë informative, dhe programeve interaktive për fëmijë duke mos anashkaluar edhe ato rekreativo- sportive.
5. Ofrimi i shërbimeve të gastronomisë duhet të jenë të kualitetit të lartë për secilën kategori shitëse, ndërsa çmimet duhet të jenë të pranueshmë për qytetarët, rininë, dhe për të gjithë vizitorët që frekuentojnë festivalet dhe eventet në fjalë.
KRITERET KUALIFIKUESE:
1. O.E duhet të jetë i regjistruar, minimum 5 vite pranë ARBK’së dhe ta dëshmojë me çertifikatë të biznesit dhe dokumente përcjellëse.
2. O.E duhet të dëshmojë se nuk ka borgje ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.
3. O.E duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve të gastronomisë apo hotelierisë dhe organizimin, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve kulturoro-artistike (të dëshmoje me portfolio të aktiviteteve dhe dokumente përcjellëse kredibile, kontrata të llojit, referenca, etj.)
4. O.E duhet të dëshmojë si qarkullim financiar në vlerë minimum 800,000.00 euro, brenda 3 viteve të fundit, me dëshmi të vërtetuar nga bankat ( llogaria përkatëse )
5. Planin vizuel-arkitektonik duke përfshirë përshkrimin e instalimeve për shitje dhe planin investiv për lokacionet e përcaktuara nga menaxhmenti i NPL“Sport Marketing” SH.A. në hapësirat e dedikuara për shërbimet hotelierike.
6. Planin e detajuar artistiko-kulturor të manifestimeve artistike, kulturore, sociale, edukative dhe rekreacionale.
7. Investimin dhe ndërtimin ë 120 shtëpizave të drurit sipas specifikave të kërkuara.
Shih: Dokumenti përcjellës me planin dhe dizajnin e shtëpizave, të bashkangjitur në dosje.
Përshkrimin e planit të punës për pjesët e ndara në 3 zona e përcaktuara përgjatë shesheve
1.Zona e familjare, 2. Zona e Rinise, 3. Zona Urbane
Shih: Dokumenti përcjellës me planin dhe pozicionimin e shtëpizave, të bashkangjitur në dosje.
8. Organogrami i stafit menaxhues dhe punonjësve,
9. Përshkrimin e sistematizimit dhe orarit për mbledhjen e mbeturinave dhe pastrimit të hapësirave dhe të klasifikimit të mbeturinave.
10. Numrin e personelit të sigurimit për sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve.
OE – FITUES I KONTRATËS ËSHTË I OBLIGUAR QË PLANIN E PUNËS TA ZBATOJNË NË PËRPUTHJE ME RREGULLORET E BRENDSHME TË NDËRMARRJES PUBLIKE SPORT MARKETING DHE LIGJEVE NË FUQI.
Oferta më e favorshme e cila plotëson kriteret e kërkuara në thirrjen e hapur do të shpërblehet me kontratë 5 vjecare.
Shuma bazë e cmimit të përcaktuar për ofertim ndaj ndërmarrjes Sport Marketing SH.A për bashkëmenaxhim të hapësirave komerciale dhe atyre artistike është 180.000.00 € për vit kalendarik, (Nuk është e përfshirë TVSH’ja)
Pagesat ndaj “NPL. Sportmarketing SH. A” parashihet të realizohen në 2 periudha përgjatë vitit kalendarik, gjatë periudhës verore dhe dimërore, duke filluar me nënshkrimin e kontratës nga OE fitues. ( Detajet do të specifikohen në kontratë )
Për të marrë pjesë në këtë thirrje të hapur për ofertim, shuma siguruese që duhet deponuar në vlerë monetare është 300.00 €, e cila bëhet në llogarinë e NPL “Sport Marketing”.
Banka për Biznes - BPB,
Xhirollogaria: 1300-2712-001184.61.
Pas përfundimit të procesit shuma prej 300,00 € do ti mbetet “NPL Sportmarketing SH.A”.
AFATET DHE TERMAT E PAGESËS:
E rëndësishme: O.E fitues është i obliguar ta kryej pagesën e shumës së përcaktuar duke u bazuar në afatet dhe termat e përcaktuara në kontratë.
Afati për dërgesën e ofertave është prej 04.10.2024 – 18.10.2024
Oferta financiare dhe dosja me dokumentacionin e kërkuar duhet të vendosen ndaras në (2) zarfa të mbyllur, te shkruhet nje shifer 5 shifrore dhe me mbishkrim “Origjinal dhe Kopje në zarfat e caktuar.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyret e NPL. Sportmarketing SH.A në Prishtinë, Pallati i Rinisë, më së largu deri më 18.10.2024 deri në ora 12:00 h.
Ofertat të cilat arrijnë pas dates dhe orës së caktuar nuk do të merren parasysh!
NPL “SPORT MARKETING”sh.a
Pallati i Rinisë, PRISHTINË
Numri i tel: +38349506260
e-maili: info@nplsportmarketing.com
Më shumë informata: https://www.nplsportmarketing.com/static/media/K%C3%8BRKES%C3%8B%20P%C3%8BR%20OFERTIM%20-%20P%C3%8BR%20BASHK%C3%8B%20MENAXHIMIN%20E%20TREGUT%20VEROR%20DHE%20DIM%C3%8BROR.591e28fb065eb4a3f766.pdf