Dizajner/e grafik/e dhe /ilustrator/e
Shtëpia botuese “Dukagjini”
Titulli i pozitës: Dizajner/e grafik/e dhe /ilustrator/e.
Vendndodhja: Prishtinë, full-time (me orar të plotë)
Kompania: DUKAGJINI SH.P. K – Shtëpia botuese “Dukagjini”
Rreth nesh: “Dukagjini” është shtëpi botuese lidere në Kosovë, e cila merret me botimin e librave cilësorë në fushën e arsimit, të letërsisë, të shkencave humane etj. Sot, ne zhvillojmë dhe promovojmë tekste shkollore inovative, botime letrare të autorëve vendës dhe ndërkombëtarë, si dhe projekte kulturore që kontribuojnë në zhvillimin e leximit dhe të dijes. Përmes standardeve të larta redaktoriale dhe bashkëpunimit me profesionistë të fushës, ne synojmë t’i kontribuojmë formimit të lexuesit bashkëkohor.
Përshkrimi i punës:
Po kërkojmë një dizajner/e grafik/e me përvojë pune, kreativ/e, i/e angazhuar në artin vizual dhe në dizajn. Nëse dëshiron të punosh në projekte botuese dhe të kontribuosh në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit tonë kreativ, kjo është mundësia e duhur për ty! Kandidati/ja duhet të ketë interes për artin, letërsinë, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushë.
Përgjegjësitë:
1. Dizajnon dhe krijon kopertina estetike dhe profesionale për librat artisitikë dhe shkollorë;
2. Harton formatin e brendshëm të librave (tipografi, strukturë, elemente vizuale);
3. Krijon ilustrime origjinale që përputhen me përmbajtjen e librave;
4. Përshtat ilustrimet dhe grafikat për fazën përfundimtare të dizajnit dhe procesin e shtypit;
5. Ndihmon në krijimin e materialeve të marketingut (digjitale dhe fizike) për promovimin e
librave;
Kualifikimet:
Diplomë Bachelor në dizajn grafik, art apo ilustrim;
Përvojë e dëshmuar në fushën e dizajnit, ilustrimit dhe artit grafik;
Njohje e programeve përkatëse të dizajnit (Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign, etj.);
Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Bashkëpunues/e;
Aftësi organizimi për të menaxhuar projekte dhe për t’i respektuar afatet e caktuara.
Përparësitë:
Përvoja në projekte shkollore dhe/ose letrare;
Aftësi të dëshmuara në ilustrim;
Njohuri të avancuara të programeve të dizajnit dhe të teknikave vizuale.
Përfitimet:
Pagesë kompetitive;
Mundësi e mirë për zhvillim profesional;
Kontribut në komunitetin letrar dhe kulturor.
Si të aplikoni:
Ju lutemi dorëzoni CV-në dhe portfolion tuaj në: [email protected]
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.
