Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun
Shtëpia botuese “Dukagjini”
Departamenti: PR dhe Marketing
Titulli i pozitës: Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun
Vendndodhja: Prishtinë, full-time (me orar të plotë)
Kompania: DUKAGJINI SH.P. K - Shtëpia botuese “Dukagjini”
Rreth nesh: “Dukagjini” është shtëpi botuese lidere në Kosovë, e cila merret me botimin e librave cilësorë në fushën e arsimit, të letërsisë, të shkencave humane etj.. Sot, ne zhvillojmë dhe promovojmë tekste shkollore inovative, botime letrare të autorëve vendës dhe ndërkombëtarë, si dhe projekte kulturore që kontribuojnë në zhvillimin e leximit dhe të dijes. Përmes standardeve të larta redaktoriale dhe bashkëpunimit me autorë, përkthyes dhe edukatorë të njohur, ne synojmë t’i kontribuojmë formimit të lexuesit bashkëkohor.
Përshkrimi i punës:
Po kërkojmë një zyrtar/e të marrëdhënieve me publikun që ka përvojë në këtë fushë, për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuuar në promovimin e botimeve të shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe imazhin e saj.
Kandidati duhet të ketë pasion për librin, aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe një histori të dëshmuar të krijimit të fushatave bindëse PR.
Përgjegjësitë:
1. Zhvillon dhe zbaton fushata të integruara të PR-it dhe të marketingut për promovimin e
librave, të autorëve dhe të projekteve të shtëpisë botuese.
2. Ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me bashkëpunëtorët.
3. Krijon përmbajtje për komunikim publik (njoftime për medie, rrjete sociale dhe materiale promovuese).
4. Planifikon dhe koordinon evente, promovime dhe aktivitete që rrisin audiencën.
5. Monitoron dhe analizon performancën e fushatave dhe mbulimin mediatik, duke ofruar rekomandime për përmirësim.
6. Bashkëpunon ngushtë me ekipet e marketingut, të shitjes dhe të redaksisë për realizimin e projekteve dhe arritjen e objektivave.
7. Kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e imazhit dhe të pozicionimit të shtëpisë botuese në komunitetin e lexuesve.
Kualifikimet:
Diplomë Bachelor në Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Marketing ose fusha të ngjashme.
Përvojë të dëshmuar në PR.
Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, me shkrim dhe verbale.
Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me kontaktet e medieve.
Mendimtar kreativ me aftësi për të zhvilluar strategji inovative PR-i.
Aftësi organizimi për të menaxhuar projekte dhe afate të caktuara.
Përparësitë:
Përvoja në industrinë e botimeve.
Aftësia në monitorimin e medieve dhe mjetet e analizës së PR-it.
Përfitimet:
Pagesë kompetitive.
Mundësi për të punuar me autorë të njohur dhe për të kontribuuar në komunitetin letrar dhe kulturor në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë.
Mundësi e mirë për zhvillim profesional.
Si të aplikoni:
Ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit në: [email protected]
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.
