Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një Kontrolleri Financiar/e entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Kontroller Financiar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Bën mbikqyrjen e operacioneve financiare në baza të përditshme;
→ Sigurohet që të gjitha shpenzimet të jenë në përputhje me rregulloret dhe procedurat e brendshme financiare, duke identifikuar dhe adresuar çdo devijim të mundshëm;
→ Analizimi dhe vlerësimi i shpenzimeve, kjo duke përfshirë analizimin e kërkesave dhe duke u siguruar që ato të jenë të justifikuara dhe në përputhje me politikat e kompanisë brenda buxhetit të miratuar;
→ Përgadit raporte të detajuara mbi shpenzimet e vlerësuara, duke evidentuar çdo çështje ose rekomandim për menaxhmentin;
→ Bën mbikqyrjen e kontrolleve të brendshme financiare për të parandaluar shpenzimet e panevojshme ose të paautorizuara;
→ Kontribon në hartimin dhe rishikimin e buxhetit të kompanisë, duke ofruar analiza dhe rekomandime bazuar në trendet e shpenzimeve;
→ Bën verifikimin e dokumentacionit mbështetës për të siguruar saktësinë dhe legjitimitetin e shpenzimeve të propozuara;
→ Bën krahasimin e shpenzimeve të propozuara me buxhetin e miratuar për të identifikuar çdo tejkalim të mundshëm;
→ Bën kontrolle të brendshme për të parandaluar shpenzimet e paautorizuara;
→ Përditësim i njohurive mbi ndryshimet në legjislacionin financiar duke u siguruar që shpenzimet financiare të kompanisë janë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
→ Komunikimin dhe bashkëpunim i rregullt me drejtuesit e departamenteve për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar udhëzime mbi shpenzimet e planifikuara;
→ Trajnim i stafit mbi procedurat e duhura për paraqitjen e kërkesave për shpenzime dhe rëndësinë e përputhshmërisë me politikat financiare;
→ Detyra të tjera të ndërlidhura me pozitën e punës, që mund të përcaktohen nga punëdhënësi;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
→ Kualifikim Master në fushën e Financave;
→ Përvojë pune së paku 3 vite në fushën relevante;
→ Njohuri të gjuhë Angleze;
→ Aftësi profesionale;
→ Shkathtësi kreative dhe teknike;
→ Aftësi për të punuar në ekip në mënyrë konstruktive;
→ Aftësi të mira komunikuese;
→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;
Benefitet:
→ Pagë duke filluar nga 1,200 €, rritje varësisht nga përformanca e kandidatit;
→ Bonuse vjetore në bazë të menaxhimit të shpenzimeve të kompanisë;
→ Veturë zyrtare;
→ Trajnime profesionale;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV;
→ Protofolio;
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë;
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Kontroller Financiar/e);
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.04.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët!
Dërgoni në: