Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Mësimdhënës/e (Matematikë)
ATD ACADEMY
PËRSHKRIMI I PUNËS – MËSIMDHËNËS/E
ATD Academy kërkon mësimdhënës/e të përkushtuar dhe profesionalë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Të realizojë plan-programin mësimor për lëndën përkatëse, në përputhje me kurrikulën dhe legjislacionin në fuqi.
Të përgatisë planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor dhe të përshtatë mësimdhënien sipas nevojave dhe aftësive individuale të nxënësve.
Të përdorë metoda dhe stile bashkëkohore të mësimdhënies, duke shfrytëzuar në mënyrë efektive resurset në dispozicion.
Të zbatojë metoda të ndryshme të vlerësimit të nxënësve në përputhje me udhëzimet kurrikulare.
Të monitorojë rregullisht suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës dhe të mbajë evidencën përkatëse.
Të krijojë një ambient pozitiv, të sigurt dhe të disiplinuar në klasë.
Të mbështesë dhe inkurajojë nxënësit për zhvillimin e pavarësisë, përgjegjësisë dhe potencialit të tyre.
Të ruajë konfidencialitetin e informatave dhe dokumentacionit të shkollës dhe të nxënësve.
Të tregojë sjellje profesionale, kolegjiale dhe jo-diskriminuese ndaj nxënësve, prindërve dhe bashkëpunëtorëve.
Kërkojmë kandidatë që janë të përgjegjshëm, komunikues, të organizuar dhe të motivuar për të punuar me të rinjtë dhe për të kontribuar në zhvillimin e një shkolle moderne.
[email protected]
Mundësi të Tjera të Fundit
Arkatar/e
11/3/2026Bau Market
Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet
11/3/2026Bau Market
Shitës/e
11/3/2026staffiX
Menaxher i Pikës/Njësisë
11/3/2026Bau Market
HR Manager
11/3/2026staffiX
Shitës Ambullantiv
11/3/2026Union sh.p.k