Zyrtar/e Ligjorë

Viva Fresh Store
4 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
ZYRTAR/E LIGJORË 
Administratë 

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 


Përgjegjësitë: 
- Hartimi dhe shqyrtimi i dokumenteve ligjore, kontratave dhe akteve nënligjore. 
- Ofrimi i këshillave ligjore për menaxhmentin dhe departamentet tjera. 
- Përfaqësimi i institucionit në procedura gjyqësore dhe administrative. 
- Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe përshtatja e politikave të brendshme. 
- Bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe zbatimi i vendimeve ligjore. 


Kualifikimet: 
-Diplomë universitare në drejtësi - Fakulteti Juridik. 
- Së paku 1-3 vite përvojë pune në fushën juridike. 
- Njohuri të thella të legjislacionit në fuqi dhe procedurave ligjore. 
- Preferohet njohuri të mira të gjuhës angleze. 
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikimi. 
- Aftësi të mira për hartimin e dokumenteve për projektet ligjore, raportet e përputhshmërisë dhe analizat e riskut ligjor. 
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

 
Aplikimi: 
I hapur deri 09.05.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com. apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/aplikoperadministrat

Aplikoni: